Eva Murati mbetet absolutisht një prej femrave më të bukura të ekranit në Shqipëri. Moderatorja sportive së fundmi me sharmin e saj ka magjepsur edhe studiot italiane, duke qenë e ftuar speciale në “Sport Italia”.

Me një italishte të rrjedhshme që do ta kishin zili edhe vetë italianët dhe me një bagazh sportiv të admirueshme, bukuroshja shqiptare i ka dhënë ngjyra studios së Michele Criscitiellos, duke ndarë opinione tepër të vyera.
Nuk mund të mungonte dhe një përshëndetje e ngrohtë e Eva Muratit nga studioja, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, të cilët janë ndjerë tejet krenar që një moderatore shqiptare, është pjesë e një prej studiove më prestigjioze për sa i përket futbollit në Itali.
Eva në botën e futbollit identifikohet nga të gjithë si Champions Girl, teksa është imazhi shqiptar i kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champion League, ku për 7 edicione radhazi drejton me profesionalizëm emisionin e kampionëve.

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja shqiptarë rrëmben skenën e mediave prestigjioze europiane, duke u shndërruar në një nga moderatoret shqiptare më të komentuara.
View this post on Instagram
A post shared by Eva Murati (@evamurati)
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL