Një transformim thuajse të çuditshëm mund ta quanim atë që ka pësuar muajt e fundit deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës.
Agron Çela deri para pak muajsh ishte profili mëse normal i një deputeti, duke ruajtur pamjen prej zyrtari me kostume të errëta.
Por diçka ndodhi dhe stili i tij erdhi tërësisht ndryshe. Pas fiksimit me markat luksoze, tashmë ai ka gjetur një tjetër pasion. Për shumë javë me radhë e pamë sesi sillte të kombinuara veshjet e markës “Guçi”.
Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Çela nuk ka pasur ‘frikë’ të fshehë logot e markave të shtrenjta, përkundrazi, i ka reklamuar ato.
Por tashmë, fiksimi i tij me “Guçi” ka kaluar dhe i ka lënë vend fiksimit të ri me ngjyrat e forta. Pasi e kemi parë me të verdha, këtë herë ai kishte zgjedhur një kostum me ngjyrë të kuqe. Rezultati? Natyrisht që fitoi vëmendjen tonë, por edhe vëmendjen e kolegëve të tij.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co