Prej gati 1 viti, Plarent Ndreca është bërë pjesë e Parlamentit. Juristi, tashmë vjen në Parlament si një ndër imazhet që më së shumti e shikojmë edhe në studio televizive në debate.
Si gjithnjë serioz, me fjalë pak dhe shumë formalitet, tashmë duket se Ndreca e ka përcaktuar stilin e politikanit që do të jetë. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë me kostume të errëta, duke mos na lënë vend ta komentojmë në veshje. Por këtë verë, duket se edhe për të ka ardhur momenti që të dal pak nga vetja.
Deputeti i Partisë Socialiste, u shfaq në seancat e fundit plenare, i veshur me një xhaketë ngjyrë rozë.
Natyrisht që nuk mund të themi se nuk na bëri habi kjo përzgjedhje e tij, duke qenë se shpesh shohim edhe deputet të veshur me rozë, madje edhe vetë kryeministrin Rama. E po me gjasa, edhe deputeti, si shumë kolegë të tij do të jetë frymëzuar nga lideri i tij për të sjellë këtë ndryshim të tijin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co