Emanuela Rusta tregon se mund të jesh e fortë dhe femërore njëkohësisht. Një foto spontane sjell në vëmendje një tjetër anë të gjyqtares shqiptare me stemën e FIFA-s. Një imazh i kapur rastësisht në plazhin e Shëngjinit ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit.
Në të shfaqet Emanuela Rusta, një nga figurat e arbitrimit shqiptar dhe ndërkombëtar në një moment të qetë pushimi, larg atmosferës së tensionuar të fushës. E veshur me bikini, me një pamje natyrale dhe trup në superformë, Rusta shfaqet e qetë dhe larg çdo inskenimi. Fotot janë shpërndarë në rrjete sociale nga pushuesit, ndërsa Emanuela merr vëmendje për elegancën dhe natyrshmërinë që përcjell.
Nëse në fushë nuk bëhet asnjëherë protagoniste me bilbilin, ashtu sikurse ndodh me gjyqtarët e nivelit të lartë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në plazh, aty ku me hiret e saj ka marrë vëmendje të madhe. Ky moment i thjeshtë veror, i kapur pa dijeninë e arbitres, tregon se edhe jashtë uniformës, Rusta mbetet po ajo: e fortë, e qetë, e balancuar dhe, siç tregon vetë imazhi, një grua që di të jetë profesioniste dhe femërore njëkohësisht.
The post FOTOT/ Jo vetëm me bilbil, arbitrja shqiptare i bën të gjithë për vete edhe me bikini appeared first on Gazeta Shqiptare Online.