Ish-portieri Iker Casillas raportohet se është parë në Barcelonë me modelen e OnlyFans dhe ish-yllin e pornografisë, Claudia Bavel, me të cilën përflitet se është në një romancë.
Sipas burimit, ish-futbollisti ndodhej në qytetin katalanas për një event të zhvilluar në një kantinë vere në Vilanova i la Geltrú së bashku me ish-shokët e tij të skuadrës Luis Figo dhe Michel Salgado.
Rreth mesditës ka shkuar në hotelin ku do të qëndronte dhe u largua më vonë, i ndjekur nga Claudia Bavel, e cila raportohet se u kthye në shtëpinë e saj.
Më vonë, Iker Casillas është parë pranë rezidencës së Bavel para se të kthehej në hotel.
Pas pak, modelja ka ndërruar veshje dhe është kthyer me taksi në lokal, ku kanë hyrë bashkë pa shkëmbyer asnjë fjalë.
Pasdite, si Ikeri ashtu edhe Klaudia u nisën për eventin në kantinë me Figo dhe Salgado, duke qëndruar atje deri gati në mesnatë kur u kthyen në hotel. Të nesërmen, të dy u larguan herët në mëngjes.
Ndërsa kjo është hera e parë që Iker dhe Claudia fotografohen së bashku, ndërsa në të kaluarën kanë qarkulluar spekulime për lidhjen e tyre.
Gazetari Javi Hoyos zbuloi pranverën e kaluar se ata kishin darkuar së bashku në komunën e Blanes. Ish-futbolli udhëtoi për në Lloret de Mar për eventin sportiv të fëmijëve të tij dhe shfrytëzoi rastin për të darkuar me Claudia në restorantin Carbó Negre atë mbrëmje.
“Ata filluan të putheshin në mes të restorantit. Qëndruan dy orë për darkë”, tha Hoyos në atë kohë.
Që kur Iker Casillas njoftoi ndarjen e tij nga gazetarja Sara Carbonero në mars 2021, ai nuk ka bërë publike lidhje të tjera dashurie.
Casillas njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në gusht të 2020-ës pas një ataku kardiak pak më shumë se një vit më parë teksa stërvitej me FC Porto.