Një nga protestuesit që ishte pjesë e tubimit të opozitës nuk është ndjerë mirë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.
Kanë qenë deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Blendi Nallbati të cilët e shoqëruan te ambulanca.
Pas Kryeministrisë, selisë së PS dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshuan drejt Kuvendit.
Në të gjitha institucionet, mbështetësit e opozitës kanë hedhur molotovë dhe kanë pasur përplasje me policinë.
Si pasojë 10 punonjës policie mbetën të plagosur.