Fotolajm/ Kontrata e re me Sitin, Erling i bën dhuratë vetes një makinë

fotolajm kontrata e re me sitin erling i ben dhurate vetes nje makine

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, është parë duke drejtuar një supermakinë të re, një muaj pasi nënshkroi kontratën më fitimprurëse në historinë e futbollit. Në janar, Haland firmosi një marrëveshje të re nëntë vite e gjysmë për të qëndruar me kampionët e Anglisë për gati një tjetër dekadë, duke parë që t’i rritej rroga e tij prej 400,000 £ në javë.



Kontrata e re, e cila nuk përmban një klauzolë lirimi, i siguron sulmuesit norvegjez gati 1 milion paund në javë. Edhe kushtet e kontratës së vjetër ishin të ngjashme, ndërtuar me një seri bonusesh mbi pagën e tij, që e çonin rrogën totale praj 865,000 £ në javë.

Por me pagën e re në “Etihad”, sulmuesi mund t’i lejojë vetes një mënyrë jetese edhe më luksoze dhe Haland tashmë e ka bërë një blerje të madhe.

Dy herë fituesi i “Këpucës së Artë” i Premier Ligës është parë duke u larguar nga stërvitja e Sitit me një “Porsche 911 GT3” mahnitëse ngjyrë portokalli, e cila kushton mbi 200,000 £.

Screenshot 2025-02-18 213106

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →