Kilian Mbape është bërë viktimë e një rrengu nga Brahim Diaz. Dhe ka qenë vetë sulmuesi francez i Real Madrid ai i cili ka publikuar gjithçka në rrjete sociale.
Mbape publikoi një foto ku shfaqej Brahim Diaz i qeshur në një selfie, teksa tregonte gishtin e mesit nga kamera. Një pamje e çuditshme, pro që shpjegohet me komentin e sulmuesit francez.
“Kjo është hera e fundit që të lë telefonin tim”, shkruante ai, duke lënë të kuptohet se këtë foto e kishte gjetur dhuratë në celularin e tij.

PANORAMASPORT.AL
The post FOTO/ Surpriza e pakëndshme për Mbape nga Brahim Diaz: Hera e fundit që të lë telefonin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.