
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.
Aksidenti ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, pak pa shkuar në rrethrrotullimin e Shkozës.
Mësohet se ‘Ford’-i ka përfunduar në trotuar, duke marrë para dhe kangjellat e rrugës, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një lokal.
Pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur dhe heqja e makinës nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet asgjë mbi fatin e shoferit, nëse është plagosur apo jo. Policia po heton rastin në fjalë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co