Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është bërë pjesë e formacionit të javës së 21-të në Superligën turke.
Ai udhëheq sulmin, po ashtu është vlerësuar me notën më të lartë nga të gjithë futbollistët.
Manaj shkëlqeu në fundjavë duke realizuar dygolësh dhe dhuruar dy asiste kundër Kaiserisporit. Aktualisht skuadra e tij Sivaspor, ndodhet në vendin e 13-të në tabelë.
PANORAMASPORT.AL