FOTO/ “Raketa” Nedim Bajrami, fantazisti kuqezi vendos një tjetër rekord në “Euro2024”

foto raketa nedim bajrami fantazisti kuqezi vendos nje tjeter rekord ne euro2024

Nedim Bajrami do të kujtohet gjatë, jo vetëm për golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, por fantazisti kuqezi vendosi dhe një tjetër rekord personal, në raport me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike një statistike të veçantë: Nedim Bajrami rezulton që të jetë lojtari më i shpejtë i Shqipërisë në këtë Evropian. Me 34,8 km/h, Bajrami i la “targën” të gjithëve, ndërsa në vendin e dytë u rëndit Seferi me 33,6, ndërsa Arbër Hoxha regjistroi një shpejtësi 33.2 km/h.

441904545 875595111269664 6968853655502459757 N
441904545 875595111269664 6968853655502459757 N

Ndërkohë, më tej ishte Broja që arriti shpejtësinë 33 km/h, për t’u pasuar nga Mario Mitaj me 31.8 dhe Ivan Balliu me 31.8 në ndeshjen e fundit me Spanjën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →