Na ndodh gjithmonë e më rrallë që të shohim dy kolegë nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike që të bashkëbisedojnë shtruar.
Hendeku mes opozitës dhe pozitës sa shkon dhe thellohet, duke sjellë shkëputje edhe të raporteve të tyre miqësore. Por ka edhe nga ato raste, ku pavarësisht sulmeve apo retorikës së ashpër politike, një fije respekti dhe miqësie ekziston.
Dhe kjo foto duket se është shëmbëlltyra më e mirë për këtë që po flasim. Fatmir Xhafaj është ndeshur te dera e Parlamentit me kolegen e tij nga radhët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.
Xhafaj prej disa javësh drejton Komisionin e ri të Posaçëm për Reformën në luftën kundër korrupsionit, por që është bojkotuar nga opozita parlamentare në këtë nismë.
Deputeti socialist jo vetëm që ka ndaluar hapat, por dukej edhe shumë i përfshirë në bisedë me kolegen e tij. Në foton e siguruar nga paparaci ynë, shfaqet ish-ministri teksa diçka i shpjegon Çupit “me këmbë e duar”. Nuk e dimë nëse kjo bisedë kaq e zjarrtë ka pasur në thelb politikën, apo ka qenë një bisedë jo formale mes tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co