Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban mesfushori i Astanës, Nazmi Gripshi i cili është vlerësuar me notën 8.3. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi renditet në vendin e dytë për shkak se i dhuroi fitoren skuadrës së tij Bodrumsporit në transfertën me Hatayspor.
Vendi i tretë shkon për Ardian Ismajlin i cili bëri një performancë të shkëlqyer për Empolin në fitoren kundër Kaljarit. Myrto Uzuni është vlerësuar me notën 7.6 pasi ka gjetur një tjetër gol me Granadën. Top 5-shja plotësohet me Ylber Ramadanin.
PANORAMASPORT.AL