Është e pashmangshme që në faqet tona të mungojë Ulsi Manja. Kjo për faktin se ministri i Drejtësisë, është kudo në oborrin e Parlamentit.
Herë me kolegët nga Partia Demokratike, herë me gazetarët e herë me të tijtë, Manja duket se nuk njeh ngjyra politike jashtë sallës së Kuvendit. Por ka edhe raste si këto, që ministri mbetet vetëm. Paparaci ynë e ka fotografuar, ku si rrallë ndonjëherë, ai zgjedh që të vijë me makinën e tij deri tek shkallët e Parlamentit.
Sapo del nga makina, Manja kërkon me sy për ndonjë mik të tijin. Ose më saktë, me një sy, sepse për shkak të diellit, duket se ka vështirësi për të parë nëse ka dikë afër.
Me sa duket ai ka harruar syzet e diellit në këto ditë të nxehta, çfarë edhe ia ka bërë të vështirë ato pak sekonda që kaloi në oborrin para sallës së Parlamentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co