Kajl Uoker ka qenë në shoqërinë e dy modeleve serbe në natën e famshme ku ai u fotografua duke bërë jetë nate në lokalet e Milanos. Marijana Vidoviç and Dragana Draça janë modele të cilat shëtisin nëpër botë dhe bëjnë jetë luksi, por në atë natën janë ndalur të festojnë mes mbrojtësin anglez, i cili ka bërë vazhdimisht bujë për bëmat jashtë fushe.
Sipas “The Sun”, Marijana i ka treguar një miku se ata kishin kaluar natën në shoqërinë e futbollistit 34-vjeçar, vetëm 24 orë pasi bashkëshortja e tij kishte qenë për vizitë në Milano bashkë me fëmijët. “Kajl është një djalosh tërheqës i cili ishte shumë i lumtur të fliste për jetën e tij të re në Milano”. tha Marijana.
Ata ishin në një hotel dhe më pas në një lokal të njohur nate në Milano, ku Uoker kishte porositur edhe shampanjë për tavolinën e tij. Ai ishte larguar i pari, ndërsa miqtë e tij, kishin ikur rreth orës 4 të mëngjesit.
Sipas mediave britanike, të dy modelet serbe janë të njohura të menaxherit italian të Uoker, Dario Ristori, dhe të dyja jetojnë në Milano. Ata kanë bërë të ditur se Uoker nuk kishte pirë alkool gjatë natës.
PANORAMASPORT.AL