Pak ditë më parë u arrit akordi verbal, kurse nga dje sulmuesi Peter Mandela Itodo mund të quhet zyrtarisht lojtar i Dinamos.
Nigeriani mësohet se ka firmosur për 3 vjet me klubin kryeqytetas. Ai spikati sezonin e fundit në Kategorinë e Parë me Luzin, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 19 gola. Mandela kërkohej edhe nga disa klube të tjera në vend dhe jashtë Shqipërisë, por drejtuesit e Dinamos kanë vepruar më shpejt, duke siguruar një element mjaft premtues.
Futbollisti 20-vjeçar mendohet se do të bëhet i rëndësishëm për Dinamon në fushë fillimisht, por edhe në arkat e klubit më pas, pasi ka shumë gjasa që të shitet. Sulmuesi Nigerian është blerja e parë e bluve në merkaton e verës, që sapo ka nisur dhe në vazhdim do të ketë me siguri surpriza.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co