Ollie Watkins, heroi i Anglisë, i cili i siguroi kombëtares së tij kualifikimin në finalen e Euro 2024, por që nuk arrit të triumfojë, duket se e ka harruar tashmë humbjen.
Teksa shijon pushimet me partneren e tij në Itali, Watkins i ka bërë një propozim magjik nënës së dy fëmijëve të tij, Ellie Anderson, buzë liqenit të Comos.
Çifti kanë publikuar foto nga momenti i propozimit, ndërsa nuk kanë nguruar të fshehin dhe lumturinë.
“Natë speciale në liqenin e Komos me të fejuarin tim. Shumë e lumtur”, ka shkruar partnerja e Watkin në postimin e saj.
Watkins dhe Ellie kanë qenë së bashku që nga viti 2018, kur sulmuesi po luante në Championship me Brentford.
Ata tashmë kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë dhe një djalë, Amara dy vjeçe dhe Marley një vjeç.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co