Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Aksidenti u regjistrua në bulevardin “Bajram Curri”, pak pa shkuar në rrethrrotullimin e Shkozës.
Siç vihet re edhe në këto pamje të siguruara nga Panorama Online, mjeti ka përfunduar në trotuar, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një lokal.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co