
SHBA
Vajza e aktores Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas, Carys Douglas mbushi 21 vjeçe më 24 prill. Nëna e saj nuk mungoi t’i bënte një urim të ndjerë për ditëlindjen e saj në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të bukur. Ti je gëzimi i jetës sime. 21 vite duke të parë si lulëzon, je një dhuratë nga Zoti që nuk e marr kurrë si të mirëqenë dhe e vlerësoj çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që ekziston. Të dua me gjithë zemër ♥️ Mami.”’-shkruan aktorja e njohur.
Por për ditëlindjen e saj Carys Douglas zgjodhi të vishte një fustan një nëna e saj kishte veshur 25 vite më parë në tapetin e kuq. Ajo dukej me të po aq e bukur dhe elegante sa nëna e saj në vitin 1999.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co