Reshjet e borës gjatë kësaj mesjave të gjysmës së dytë të muajit Prill kanë përfshirë edhe disa nga fshatrat malorë të bashkive Prrenjas, Gramsh, Elbasan e Librazhd.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se si rezultat i rënies së dëborës nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve, ndërsa temperaturat në këto zona kanë zbritur me shpejtësi drejt 0 gradë.

Trashësia më e madhe e dëborës ka rënë në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në periferi të fshatrave të Njësive Administrative Steblevë e Stravaj në Bashkinë e Librazhdit.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co