
Belen Rodriguez e ka të vështirë të ndryshojë, mbi të gjitha e ka të vështirë të qëndrojë vetëm, pa qenë e angazhuar në një lidhje. Bukuroshja argjentinase i ka dhënë fund shumë shpejt historisë së saj me Elio Lorenzoni, por po ka shpejt ka nisur një lidhje të re dashurie përkrah një mashkulli të ri, i pa njohur për publikun. Pas fotove të bëra publike në revistën Diva e Donna, Belen doli me një postim në Instagram duke prezantuar për fansat e saj të shumtë të dashurin e ri:
“Ku është Angelo Edoardo, ose thjesht Edoardo”, shkruan Belen në postimin e saj. Çifti është shfaqur shumë i dashuruar ndërsa lidhja e tyre duket e fortë, të paktën për momentin, pasi Edoardo e ka shoqëruar Belen edhe në Paris, ku bukuroshja ishte së bashku me familjen dhe fëmijët.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co