Arda Guler, që i drejtohej Szoboszalait për ta mbyllur gojën, u bë viral mbrëmë. Turqia mposhti Hungarinë dhe siguroi ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Kapiteni i Hungarisë ka vendosur ta ngacmojë Guler me një replikë në rrjetet sociale. Komenti “1088’” mori të gjithë vëmendjen, pas fotos me talentin e Realit.
1088 është pikërisht numri i minutave, që Guler ka marrë këtë sezon te Reali. Talenti turk nuk ka pasur mundësi të shumta, ndërsa diskutohen edhe opsione të tjera për të në të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL