FORMULA 1/ Ferrari zbarkon me azhurnime në Spa, Vasër: Përmirësohemi, të maksimizojnë potencialin

formula 1 ferrari zbarkon me azhurnime ne spa vaser permiresohemi te maksimizojne potencialin

Pas tri javëve pushim, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Belgjikës, eventi i 13-të sezonal i kampionatit.

Çmimi i Madh i Belgjikës do të jetë një ndalesë vendimtare për Ferrarin, pasi “kokëkuqja” do të sjellë azhurnime të reja për njëvendëshen SF-25 në cirkutin Spa-Francorchamps, duke përfshirë pezullimin e ri të pasmë të testuar së fundmi në Muxhello. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i ekipit, Frederik Vasërr, i cili në prag të fundjavës belge duket i sigurt për potencialin e skuadrës nga Maranelo.

“Çmimi i Madh i Belgjikës nis dopietën e garave radhazi para pushimeve verore. Ne kemi punuar shumë në fabrikë për të sjellë një paketë përmirësimi për makinën SF-25, e cila do të jetë një fokus kyç këtë fundjavë, për të siguruar që ta maksimizojmë potencialin e saj që nga fillimi”, shpjegoi Vasër. “Gjithashtu do të zhvillojmë një fundjavë Sprinti në Belgjikë, që do të thotë se një nisje e mirë do të jetë përparësi. Si gjithmonë në këtë sezon shumë konkurrues të Formulës 1, çdo detaj i vogël mund të bëjë diferencën, dhe ne do të qëndrojmë të përqendruar te vetja për të dhënë më të mirën tonë gjatë gjithë fundjavës, në një pistë ku edhe moti mund të luajë një rol vendimtar”, deklaroi ndër të tjera drejtori francez i Ferrarit.

AXHENDA Fundjava e Çmimit të Madh të Belgjikës do të hapet të premten me sesionin e parë të provave të lira në orën 12:30, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillohet kualifikueset për garën Sprint. Më tej, shtunën në orën 12:00, do të startojë Sprinti, për të vijuar në orën 16:00 me provat kualifikuese. Çmimi i Madh i Belgjikës do të nisë të dielën në orën 15:00.56ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

The post FORMULA 1/ Ferrari zbarkon me azhurnime në Spa, Vasër: Përmirësohemi, të maksimizojnë potencialin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →