Formacioni kuqezi/ Silvinjo bën gati kurthin anti-Itali, por ka ende dilema për tri pozicione

formacioni kuqezi silvinjo ben gati kurthin anti itali por ka ende dilema per tri pozicione

































Nga i dërguari ynë në Gjermani, KRISTI SEJATLLARI

kombetarja_stervitje_austri_pergatitje_euro_2024_1

Kombëtarja ka mbyl lur dje ditën e katërt të përgatitjeve në Gjermani. Të gjithë lojtarët kanë qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, ndërsa për një orë e 30 minuta është punuar më tepër nga ana taktike.

Lajm i mirë për kuqezinjtë në prag të ndeshjes së parë të Europianit kundër Italisë është fakti se nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Silvinjo ka provuar të gjitha variantet që i përshtaten për të sfiduar Italinë, por me afrimin e ndeshjes, ankthi sigurisht që është më i madh dhe në të njëjtën kohë, trajneri vijon të ketë dilema. Të paktën nga ajo që “Panorama Sport” mëson, pavarësisht se Kombëtarja ka krijuar tashmë një formacion tip me Silvinjon, sërish trajner ka disa paqartësi, duke u bazuar edhe nga forma e treguar nga lojtarët. Me skemën 4-2-3- 1, ashtu siç Silvinjo ka luajtur mësë shumti, në portë Berisha duket favorit, edhe pse Strakosha luajti në miqësoren e fundit. Në mbrojtja ka rënë dilema për Hysajn, me shkodranin që pritet titullar, duke fituar balotazhin me Balliun.

Nga ana tjetër, më shumë terren për të qenë nga minuta e parë të shtunën ka marrë mbrojtësi Ajeti, paçka se gjatë kualifikueseve Silvinjo ka preferuar Ismajlin në krah të Gjimshitit. Me këtë të fundit të sigurtë në qendër, prapavija kompletohet me Mitajn e padiskutueshëm në krahun e majtë. Mesfusha është një rebus sa i përket një pozicioni, pasi nëse aktivizohet nga minuta e parë Laçi, atëherë skema do të bëhet 4-3-3. Me Asllanin dhe Ramadanin, duke shtuar këtu edhe Laçin, Shqipëria ka më shumë muskuj për të përballuar “Axurrët”. Në këtë variant, do të spostohej në krahun e majtë të sulmit Bajrami dhe Seferi do të ulej në stol. Por, sulmuesi bën shumë mirë fazën mbrojtëse dhe kjo është dilema e madhe e Silvinjos. Me Brojën në qendër dhe Asanin në krahun e djathtë, do të kompletohej formacioni. Gjithsesi, burime pranë skuadrës tregojnë se braziliani është më tepër i dyzuar për mesfushën me tre, duke pasur parasysh edhe cilësitë e italianëve në këtë repart.67PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →