Kjo e sotmja do të jetë edhe seancë e fundit stërvitore që Silvinjo do të bëjë në Tiranë, aty ku do të ndajë edhe formacionin titullar të Shqipërisë që do të kërkojë maksimumin në Pragë me Çekinë.Nëse në prapavijë nuk ka shumë dilema, me Strakoshën, Hysajn, Kumbulla-Ismajli dhe Mitaj, puna ndryshon në mesfushë. Nëse Asllani nuk ia del, që ka shumë mundësi, Silvinjo duhet të improvizojë Laçin në dyshe me Ramadanin dhe në qendër të kthehet Nedim Bajrami, i cili në ndeshjet e fundit ka luajtur si anësor.Me këtë lëvizje, në krah është shansi për Arbër Hoxhën që ta nisë nga minuta e parë, po ashtu alternativë është edhe Seferi, i cili ka luajtur në të njëjtin pozicion dy ndeshjet kualifikuese kundër Çekisë. Nga ana tjetër pritet Asani dhe përpara Mirlind Daku.
PANORAMASPORT.AL