Forma e shkëlqyer, Mario Mitaj zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së bashku me Kristiano Ronaldon & CO

forma e shkelqyer mario mitaj zgjidhet ne formacionin me te mire te javes se bashku me kristiano ronaldon co

Mario Mitaj po kalon një moment të artë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Në sfidën që Al Itihad fitoi 2-1 ndaj Al Shabab, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte ndër më të mirët në fushën e lojës. 



Faqja e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “Sofascore”, ka vlerësuar paraqitjen e talentit kuqezi, teksa e ka zgjedhur në formacionin e javës së 16-të të kampionatit. Madje e ka vlerësuar edhe me notën 8.3.forma e shkelqyer mario mitaj zgjidhet ne formacionin me te mire te javes se bashku me kristiano ronaldon co

Në 11-shen me të mirë, Mitaj ndodhet së bashku me Kristiano Ronaldon, yllin e kampionatit saudit dhe të skuadrës së Al Nassr, si dhe emrave të tjerë të rëndësishëm si Naço Fernandez, Brozoviç, Malkom, etj. Këtë sezon me fanellën e skuadrës arabe Mitaj ka luajtur në 15 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste. 

-640-0-1737651161xformacioni-javes-831

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →