Anglia ka shënuar 5 gola në këtë Europian deri tani: 2 nga Kejn, 2 nga Bellingam dhe 1 nga Saka.
Megjithatë, golashënuesi më i mirë i historisë së ishullorëve nuk e ka arritur ende formën që tregoi në sezonin e tij të parë me Bajernin. Numri i golave për goditje të tij ishte më i lartë me rekordmenët e Gjermanisë, 24.18, po ashtu edhe golat dhe asistet e tij për ndeshje (1.28). Por ka edhe disa fusha ku 30-vjeçari është më lartë në “Euro 2024”. Saktësia e pasimeve të sulmuesit për Anglinë në “Euro 2024” është 73.91% krahasuar me 72.53% me Bajernin.
Ai ka fituar më shumë faulle për Anglinë (1.94) dhe ka humbur më pak herë topin (7.95 herë). Vetëm Kristiano Ronaldo (486 minuta) ka luajtur më shumë minuta se anglezi (464 minuta). Kejn ka fituar më shumë faulle se çdo sulmues tjetër (10). Saktësia e pasimeve të tij prej 74% e vendos atë të 12-tin në këtë turne. Ai ka pasur 23 prekje topi në zonë (i shtati).
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co