
LeBron Xhejms duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga basketbolli, teksa është gati për një aventurë të re. 39-vjeçari vazhdon të jetë në nivelet më të larta, por Lejkërsat e tij duket se nuk po bëjnë të njëjtën gjë.
Forma e dobët që po kalon skuadra nga Los Anxhelos ka bërë që “Mbreti” LeBron të mendojë një aventurë të re dhe e interesuar është Filadelfia 76ers.
Skuadra nga Divizioni Atlantik, pjesë e Konferencës së Lindjes shihet si një nga pretendentët për të fituar titullin këtë sezon dhe një dyshe LeBron-Embid do i bënte tifozët e saj të besonin se titulli mund të vijë vërtet në Filadelfia.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co