Rodrigo Vargas, shefi i kuzhinës së Spanjës, nuk ka hezituar të flasë për llojin e ushqimit dhe kujdesin që kanë lojtarët në këtë aspekt, gjatë zhvillimit Euro 2024.
“Kur shkojmë në një turne, përpiqemi të sigurohemi që lojtarët të hanë si në shtëpi. Ata kanë rreth 50 lloje gatimesh për të zgjedhur.
Ajo që gatuajmë është e gjitha me produktet e vendit. Dhe janë shumë të mira. E vetmja gjë që kemi sjellë nga Spanja është proshuta. Përpara ndeshjes zakonisht përdorim shumë karbohidrate, proteina, asgjë më shumë se makarona dhe pulë. Pas ndeshjeve në mbrëmje zakonisht menutë janë më të larta në kalori, ndoshta një hamburger, pica. Dhe nga aty fillojnë të zbresin kaloritë dhe gatimet bëhen më të lehta me afrimin e ndeshjes së radhës” – tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co