Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Aliçe Kampellos. Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt.
Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.
“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.
Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.
Aliçe megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”. Distanca mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”. Tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co