Një banesë në lagjen Tophanë të Shkodrës është shkrumbuar nga flakët. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se zjarri ka ardhur në pjesën e tavanit të shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Shtëpia është në pronësi të familjes Merlika. Ne momentin e renies së zjarrit në shtëpi nuk ndodhej asnjë pjesëtar.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co