Fitorja në frymën e fundit, Ançeloti: Jam krenar për të rinjtë e Realit

fitorja ne frymen e fundit anceloti jam krenar per te rinjte e realit
fitorja ne frymen e fundit anceloti jam krenar per te rinjte e realit

Edhe për Karlo Ançelotin ka qenë një çlirim ai gol i Gonzalo Garsias në minutën e 93-të.



Me siguri që italianit nuk do t’i kishte pëlqyer të vuante dhe 30 minuta më shumë në Kupë, ndërkohë që përpara janë ndeshje të rëndësishme në La Liga, derbi me Atletikon të shtunën dhe më pas takimi kundër Sitit në play-off në Ligën e Kampioneve.

Trajneri i Realit ka folur pas takimit, duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm suksesin e vuajtur kundër Leganes. “Ishte një ndeshje me mjaft rivalitet në të cilën e kishim nën kontroll, por që e ndërlikuam vetë.

Filluam më keq në prapavijë, Jakobo ishte nervoz, por më pas u përmirësua në lojën e tij. Me kalimin e minutave të para kemi shënuar dy herë dhe ishim në kontroll të plotë.

Më pas kemi lëshuar disi dhe Leganes është kthyer. Pjesa tjetër është ajo që patë dhe vetë, vështirësi deri në fund. Por për fat të rinjtë kanë luajtur mjaft mirë. Endrik ka shënuar, pas në fund Gonzalo Garsia. Ne duhet të jemi krenarë për ta”, tha Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →