
Ishujt Faroe kanë marrë një fitore të denjë për librin Gines mbrëmjen e sotme. Kombëtarja ishullore ka mposhtur me shifrat minimale Armeninë në transfertë. Një ndeshje e zhvilluar vetëm në njërën portë, atë të Ishujve Faroe. Armenët dominuan tërësisht takimin, teksa majtën topin në zotërim në 73% të kohës, si dhe përpjekjet për gol ishin në numrat 25-2 në favorin e tyre.
Por statistikat nuk mjaftojnë për të fituar një ndeshje futbolli. Ishujt Faroe arritën që të shënonin golin e vetëm të takimit në minutën e 33-të, atëherë kur Davidseni shndërroi në gol një 11 metërsh. Tashmë Ishujt Faroe renditen në vendin e dytë në grupin C4, duke lënë pas Armeninë dhe Letoninë./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news