Festivali i Yjeve në Fushë Studen bën bashkë 5 mijë shqiptarë

festivali i yjeve ne fushe studen ben bashke 5 mije shqiptare
festivali i yjeve ne fushe studen ben bashke 5 mije shqiptare

Spektakël i jashtëzakonshëm ka qenë Festivalin  i Yjeve që u zhvillua në Fushë-Studen, në një nga lëndinat panoramike të Parkut Kombëtar të Shebenikut. Ekipet e palodhura të Bashkisë Librazhd së bashku me shumë mbështetës e vullnetarë organizuan Festivalin e Yjeve i cili filloi në muzgun e natës së fundit të Gushtit dhe u mbyll mëngjesin e këtij fillim shtatori.

Shtatori kishte pjesëmarrjen rekord të grupmoshave të ndryshme  të ardhur jo vetëm nga zona të ndryshme të Librazhdit e Qarkut të Elbasanit por edhe nga Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë. Pjesëmarrësit e këtij eventi, i cilësuar jo vetëm më masivi i organizuar ndonjëherë ,por edhe më i rëndësishmi i këtij lloji  u shndërrua në një super spektakël në natyrë nën ndriçimin e yjeve .

Ata ndanë mes njëri tjetrit emocione të eksplorimit të qiellit nga Parku Kombëtar i Shebenikut i cili është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar nga të huajt gjatë këtij viti . Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha i  cili e ka sfidën e tij nxitjen e zhvillimit të turizmit malor në çdo zonë të kësaj bashkie shprehet tejet i bindur se Shqipëri do ta ketë së afërmi Librazhdin një nga polet më të rëndësishme të industrisë së turizmit malor .

“Jam optimist sepse një pjesë e madhe e komunitetit po i tregon interes për të investuar në fushën e turizmit . Ne si pushtet vendor po bëjmë gjithçka për t’i mëeshtetur dhe inkurajuar librazhdasit dhe jo vetëm në iniciativat e tyre për të investuar në turizëm. Paralelisht me investimet në këtë fushë po tregohemi mjaft ambiciozë edhe në fushatat promovuese të destinacioneve turistike”. Edhe Festivali i Yjeve është një event që para së gjithash synon promovimin e mrekullive të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe të fshatit turistik Fushë Studen. Duke përshëndetur të pranishmit në Festivalin e Yjeve , Kryebashkiaku i Librazhdit , Mariglen Disha premtoi se ky aktivitet do organizohet çdo vit dhe do të kthehet në traditë .

“Sonte jemi bërë bashkë e pakta 5 mijë vetë për të kaluar një natë plot aktivitete, plot gaz e hare duke kënduar e kërcyer deri në agim. Vitet e tjera shpresoj të jemi edhe më shumë . Ne e duam vendlindjen dhe të gjithë duhet ta promovojmë e të punojmë sa më shumë për ta bërë sa më të begatë dhe për të patur një jetë sa më të mirë për të gjithë”. Kryebashkiaku Mariglen Disha ju shprehu mirënjohjen e tij në emër të Bashkisë së Librazhdit dhe i falënderoi pjesëmarrësit e Festivalit të Yjeve të ardhur në Fushë Studen në Parkun Kombëtar të Shebenikut, ku nuk munguan as të huaj dhe as përfaqësues të Ambasadave me seli në Tiranë .

Kjo është një natë e jashtëzakonshme ku ju keni edhe mundësinë për të eksploruar qiellin e natës si kurrë më parë,  për vrojtime me teleskop,  diskutime me ekspertë astronomie, për t’u bërë pjesë e kampingut gjigand  nën yje, për të patur eksperiencën e astrofotografisë, muzikës live, tregimeve e  legjendave përreth zjarrit etj , etj ,ju tha Disha  pjesmarrëve që kishin tejmbushur cdo cep të fshatit turistik Fushë Studen.

Dhe të gjithë në fakt përjetuan një eksperiencë mbresëlënëse, larg zhurmave të qytetit e larg ajrit të ndotur . Për ta ishte një natë e paharrueshme ,relaksuese pa stres, pa lodhje dhe e mbushur me gëzim e dashuri, për natyrën , për jetën , për veten dhe për vendin tonë të mrekullueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →