Në Korçë po zhvillohet nata e dytë e Festës së Birrës. Qyteti është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, që shijojnë atmosferën e jashtëzakonshme që krijon kjo festë. Madje mund të thuhet që numri i vizitorëve që kanë zgjedhur të shijojnë 5 netët e festës së Birrës, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përtej çdo pritshmërie.
Ky është edicioni i 18-të i Festës së Birrës në Korçë dhe pa asnjë diskutim shtëpia e Birra Korçës është destinacioni më i vizituar.
[embedded content]
Një numër jashtëzakonisht i lartë turistësh vendas dhe të huaj, që kanë zbarkuar në Korçë, kanë preferuar të shijojnë gatimet tradicionale dhe Birrën Korça, e cila është kryefjala e festës së birrës me të 14 stendat e saj.
Dhe natyrisht “GOLD by Korça”, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi, ka qenë më e preferuara e turistëve
Konsumatorët janë mrekulluar nga shija e saj, me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar.
GOLD by Korça sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme.
Në natën e dytë të Festës së Birrës, turistët dhe vizitorët e shumtë, do të kenë mundësinë që përtej gatimeve tradicionale, Birrës Korça dhe veçanërisht Gold By Korça, të argëtohen nga emrat e njohur të muzikës, mes të cilëve edhe Devis Xherahu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co