Fermerët evropianë vijojnë bllokimet e rrugëve, paralajmërojnë protestë në Bruksel gjatë samitit të liderëve

fermeret evropiane vijojne bllokimet e rrugeve paralajmerojne proteste ne bruksel gjate samitit te lidereve
fermeret evropiane vijojne bllokimet e rrugeve paralajmerojne proteste ne bruksel gjate samitit te lidereve

Qeveria franceze dërgoi të mërkurën automjete të blinduara për të mbrojtur një treg ushqimor në Paris në shenjë përshkallëzimi të tensioneve pasi fermerët bllokuan autostradat në Francë dhe Belgjikë dhe protestat u përhapën në vende të tjera në Evropë.

Fermerët spanjollë dhe italianë thanë se po i bashkoheshin lëvizjes së protestës e cila ka goditur edhe Gjermaninë, duke synuar t’u bëjë presion qeverive që të lehtësojnë rregullat dhe t’i mbrojnë ata nga rritja e kostove dhe importet e lira.

Me sytë drejt një samiti të liderëve të BE-së të caktuar për të enjten, Komisioni ekzekutiv i bllokut bëri propozime për të kufizuar importet e prodhimeve nga Ukraina dhe për të krijuar disa lehtësime në ligj.

Megjithatë kjo nuk ndikoi në uljen e tensioneve te fermerët, të cilët thanë se do të vazhdonin të bllokonin autostradat dhe portet derisa të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre.

“Ne planifikojmë si fermerë të shkojmë në Bruksel dhe të vendosim barrikada sepse udhëheqësit do të takohen të enjten”, tha fermeri belg Eddy Dewite në anën e një autostrade të bllokuar nga traktorët, raporton Reuters.

Një tjetër fermer belg, 26-vjeçari Luca Mouton, tha: “Koha ka kaluar. (Udhëheqësit e BE-së duhet) të mendojnë për fermerët. Flisni me fermerët dhe jo për fermerët, diskutoni se çfarë është e mundur. Jemi të hapur për dialog.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →