Fermerët dhe blektorët në Devoll protestojnë para drejtorisë së bujqësisë, parashtojnë kërkesat e tyre

fermeret dhe blektoret ne devoll protestojne para drejtorise se bujqesise parashtojne kerkesat e tyre
fermeret dhe blektoret ne devoll protestojne para drejtorise se bujqesise parashtojne kerkesat e tyre

KORCE

FermErë dhe Blektorë në Devoll kane dalë bashkë në protestë përballë drejtorisë së bujqësisë.

Sipas gazetare Lorena Kodra fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e bujqësisë, konkretisht ata kërkojnë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike

Blektorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →