FFK (Federata e Futbollit e Kosovës) ka njoftuar opinionin publik se ka reaguar tek UEFA në lidhje me banerat, thirrjet dhe sloganet të tifozëve serb me ngjyrim politik në ndeshjen që këta të fundit zhvilluan kundër Anglisë në EURO 2024.
FFK ka kërkuar masa të rrepta disiplinore për Federatën serbe sepse sipas asaj që pretendojnë kosovarët, këto gjeste nuk janë aspak të hijshme të tregohen në një kompeticion madhor si Europiani, ku në fokus duhet të jetë futbolli jo bindjet politike.
Njëkohësisht kërkojnë që punonjësit të tregohen më vigjilentë që këto banera dhe simbole të mos kenë më punë në stadiume që kjo situatë të mos përsëritet.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co