Së pari Lecce, më pas derbi ndaj Lazios në kampionat dhe më pas takimi ndaj Milanit në çerekfinalen e Europa League. Për Romën do të jetë një prill me tension të lartë, një muaj që mund të vendosë shumë, sa i përket objektivave të sezonit.
Në takimin e fundit ndaj Sassuolos, trajneri De Rossi nxori nga fusha Romelu Lukakun i cili nuk ishte në gjendje perfekte, ndërsa s’mund të llogariste as në shërbimet e Paulo Dybala për shkak të një dëmtimi të lehtë.
Shkalla e dëmtimit të argjentinasit nuk është shqetësuese, dje Dybala ka zhvilluar stërvitje të personalizuar me synimin për t’u rikthyer në grup ditën e mërkurë. Sulmuesi është pjesë e rëndësishme e skemave të teknikut dhe do t’i japë një dorë skuadrës në fundin e edicionit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co