Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, mund të përmbahet nga përfshirja në bisedimet e pengjeve në Gaza për shkak të besimit se një luftë rajonale është në horizont, spekuloi të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller, gjatë një bisede me gazetarët.
“Sinwar nuk ka qenë i gatshëm të angazhohet në ndonjë mënyrë kuptimplote në bisedimet e armëpushimit,” tha Miller.
Sipas tij, ndoshta është e arsyeshme të konkludohet se Sinwar po shikon atë që po ndodh në veri.
“Ai po shikon sulmet e Iranit kundër Izraelit dhe po shikon dhe mendon se ndoshta do të arrijë atë që ka kërkuar gjithmonë, e cila është një luftë rajonale në shkallë të plotë”, tha Miller.
Ai spekuloi se fantazma e kësaj lufte “mund të ketë ndryshuar përllogaritjen e tij, por sido që të jetë, ai duhet të kthehet në bisedime sepse është qartazi në interesin e popullit palestinez që të arrihet një armëpushim në Gaza”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co