Një lajm fantastik ka ardhur edhe nga Evertoni. Të gjithë tifozët shqiptarë janë me mendjen nga Armando Broja dhe duket se ka ardhur koha për ta parë shqiptarin në fushë.
Sulmuesi i është kthyer stërvitjes, ndërsa Everton tregon se lojtari i Kombëtares ka bërë një hap të madh përpara drejt rikthimit. Megjithatë ka pak gjasa që Broja të jetë në listën e Shqipërisë të premten pasi rikthimi i tij do të jetë gradual dhe nuk do të rrezikohet asgjë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news