
Abdurraman Fangaj, lojtar i Egnatias u shpreh i lumtur pas triumfit 3-1 në Kupë ndaj Laçit.
“Besoj se kualifikimi më tej ishte i merituar, jemi fituesit aktual të Kupës. Për sa i përket pozicionit tim në fushë, mundohem të jap më të mirën në çdo pozicion të mundshëm kudo që të luaj. Besoj se edhe lojtarët e ardhur nga merkato e dimrit, gradualisht po kuptojnë idenë dhe filozofinë e trajnerit. Kemi kualitetin e duhur për ta zgjidhur ndeshjen ne çdo moment por kanë qenë afrimet e janarit që gradualisht janë përshtatur me ekipin dhe kjo mund të jetë arsyeja për të gjithë këto barazime kohët e fundit.
Eksperienca në çdo ekip bën gjënë më të mirë pasi çdo lojtar është fokusuar në 100%, e tij prandaj të gjithë mundohen të bëjnë maksimumin e tyre”.
Titulli?
“Besoj se do përgjigjem në të njëjtën mënyrë siç u përgjigj edhe Bekim Balaj. Ne kemi veten tonë, ashtu siç e kemi treguar që në fillim të sezonit, ne kemi potencial për fitimin e titullit dhe vetëm vetja jonë mund të na ndalojë nga kjo gjë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co