Famullia e Dajçit në Shkodër organizon festën e emigrantëve, famulltari Simoni: Plaga e emigrimit, shqetësim i madh

famullia e dajcit ne shkoder organizon festen e emigranteve famulltari simoni plaga e emigrimit shqetesim i madh
famullia e dajcit ne shkoder organizon festen e emigranteve famulltari simoni plaga e emigrimit shqetesim i madh

Famullia e Dajçit në Shkodër organizoi në këto ditë të gushtit festën e emigrantëve. Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj njësie ndodhen në emigrim ndaj edhe kisha e Dajçit zhvilloi këtë festë për t’i bërë bashkë. Plaga e emigrimit, shprehet famullitari dom Gjovalin Simoni, është një shqetësim i madh që nuk po ndalet.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se emigrantët që erdhën për pushime tregojnë se ndjejnë keqardhje që Dajçi ashtu si shuma zona të tjera të Shqipërisë vijon të boshatiset çdo ditë e më shumë.

Disa emigrantë të kthyer pas më shumë se 20 vitesh për të punuar me lule dekorative në fshatrat e Dajçit, por edhe të moshuarit e zonës thonë se shumë të tjerë vijojnë të ikin.

Dajçi është një prej njësive të bashkisë Shkodër që ka numrin më të madh të të larguarve në shtete të tjera ndaj edhe kisha atje organizoi për të 7-in vit me radhë festën e emigrantëve në mënyrë që lidhjet me fiseve e banorëve të mos humbasin krejtësisht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →