Ajo që rrezikonte të kthehej në një telenovelë vere, me sa duket ka marrë fund. Niko Uilliams nuk pritet të largohet nga Bilbao në verë, pavarësisht interesit të fortë të Barcelonës dhe PSG-së.
Kampioni i Europës me Spanjën ka mbyllur pushimet para kohe dhe i është bashkuar ekipit të tij dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde. Lojtari më i mirë në finalen e “Euro 2024” do të vazhdojë karrierën me Bilbaon, klub me të cilin deri më sot ka luajtur 122 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola.
Më i riu nga vëllezërit Uilliams ka humbur mundësinë për të ndryshuar skenë për të tretin sezon radhazi dhe e ka bërë këtë duke u bazuar në bindjen se vendi i tij është në Bilbao. Sipas gazetës “AS” janë katër arsye që shtynë Niko Uilliamsin të qëndrojnë në Bilbao.
PROGRESI SPORTIV – Sulmuesi i krahut i Spanjës është në rrugën e tij për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Ai është 22 vjeç dhe rritja e tij do të shumë tunduese për sulmuesin. Oferta e PSG-së ka qenë më e larta, duke dyfishuar pagën që merr tani për të luajtur në “San Mames”. Por as kjo nuk mjafton, sepse nuk është se Bilbao e paguan keq lojtarin.
PËRKATËSIA DHE FAMILJA – Niko mbërriti tek Atletik Bilbao në sezonin 2013-2014. Vëllai i jetë më e lehtë në një mjedis familjar, miqësor dhe në një ekip në rritje.
JO FALAS NË BILBAO – Ofertat që ka marrë vitin e fundit nuk janë vlerësuar si tij Injaki lindi në Bilbao dhe vetë Niko në Pamplona, ku prindërit e tyre u shpërngulën për arsye pune. Me nënshkrimin për Bilbaon, Injaki dhe Niko jetonin me nënën në Bilbao ndërsa Feliks, babai i tyre, punonte në Londër. Bilbao ka qenë më shumë se një qendër stërvitore sportive për vëllezërit Uilliams. Bardhekuqja është familja e tij e dytë.
AGJENTËT – Në fund, por jo më pak të rëndësishëm kanë qenë agjentët e lojtarit, Feliks Tainta dhe Huan Ojaga, që e kanë bindur të qëndrojë së paku dhe një vit në Bilbao.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co