Europiani mund t’i ndryshojë karrierën, gjigantët e futbollit francez hedhin sytë nga Armando Broja

europiani mund ti ndryshoje karrieren gjigantet e futbollit francez hedhin syte nga armando broja































Euro 2024 do të jetë shansi i artë i Armando Brojës për të treguar se sa vlen. Jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për të gjithë klubet që po monitorojnë sulmuesin shqiptar, i cili do të largohet nga Çelsi gjatë kësaj vere.

broja2

Futbollisti nuk është në planet e klubit londinez dhe pas një huazimi zhgënjyes te Fullhemi në pjesën e dyët të këtij sezoni, atij i duhet lëvizja e duhur për të ringjallur karrierën e tij. Mundësia e artë do t’i vijë nga paraqitjet në Europian, ku çdo gjë pozitive do të rrisë vlerësimet për të në treg, në një moment kur ka ende disa skuadra të rëndësishme të interesuara për të.

Mediat britanike kanë raportuar për interes nga skuadra si Uest Hem, Ullvërhempton apo Ipsuiç, ndërsa së fundmi është përmendur edhe Borusia Dortmund. Por nga Franca vjen një hipotezë e bujshme për futbollin shqiptar. Nënkampionët e Francës, Monako, janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për të. Sipas “L’Equipe”, Broja është në majën e listës së dëshirave të klubit të principatës, pasi nga radhët e tyre do të largohet Uisam Ben Jeder.,

Për Brojën kjo do të ishte një mundësi e artë, duke marrë në konsideratë faktin se i nevojitet një klub ku do t’i jepet menjëherë besim si lojtari që do të udhëheqë vijën e sulmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →