
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, doli në konferencë para ndeshjes së Europa League, ndaj Atalantës.
“Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Seviljës. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.
Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen.” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co