
Orangutangu Walter nga kopshti zoologjik i Dortmundit ka parashikuar ndeshjen mes Gjermanisë dhe Hungarisë, e cila do të luhet në orën 18:00 të ditës së sotme. Kjo është ndeshja e dytë në grupin A, ndërsa gjermanët fituan takimin e parë ndaj Skocisë me rezultatin 5-1 dhe hungarezët humbën përballë Zvicrës me rezultatin 3-1.
Orangutani 35-vjeçar sumatran ka parashikuar rezultatet e Kupës së Botës, Euros, si dhe të kompeticioneve evropiane të klubeve dhe bëri parashikimin e tij të fundit të martën duke zgjedhur në fillim një thes me fruta të freskëta të zbukuruar me shallin e kombëtares gjermane të futbollit.
Walter më pas shkoi të merrte edhe shallin hungarez, të cilin zëdhënësi i kopshtit zoologjik tha se ai e interpreton se Hungaria do të shënojë një gol të nderuar në fund.
Walter parashikoi fitoren e Gjermanisë kundër Skocisë në ndeshjen hapëse të Euros.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co