EURO “Zvicër 2025”/ Shqipëria gati për takimin ndaj Estonisë, hyrja në stadiumin “Air Albania” falas për tifozët

euro zvicer 2025 shqiperia gati per takimin ndaj estonise hyrja ne stadiumin air albania falas per tifozet
euro zvicer 2025 shqiperia gati per takimin ndaj estonise hyrja ne stadiumin air albania falas per tifozet

Shqipëria e vajzave është gati për ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Estonisë, e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima kreu seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” duke i dhënë fund përgatitjeve për takimin ndaj Estonisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet do të jenë në dispozcion të trajnerit për takimin ndaj Estonisë. Skuadra në seancën e fundit stërvitore ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike.

Ndeshja e dytë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Shqipëri – Estoni do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00. Një ndeshje shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi që do të tentojnë të marrin fitoren e parë në këtë edicion të ri kualifikues, ndërsa hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →