Shqipëria e vajzave U-19 është gati për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistja Jehona Coka nuk do të jetë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e mbetura për shkak të dëmtimit të pësuar në takimin me Qipron. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet kanë marrë ngarkesën e plotë stërvitore, nën urdhrat e trajnerit Kreshnik Krepi.
Shqipëria e vajzave U-19 do të luajë nesër në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit, në ora 15:30. Vajzat kuqezi do të kërkojnë fitoren e radhës, pas triumfit 3-0 ndaj Qipros në takimin e parë. Ndeshja tjetër e grupit B2, Skoci – Qipro do të luhet po nesër në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.
Më poshtë kalendari i ndeshjeve:
Skoci U19-Lihtenshtejn U19 10-0
Qipro U19-Shqipëri U19 0-3
Skoci U19- Qipro U19 06.04.2024 11:30 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U19-Lihtenshtejn U19 06.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”
Lihtenshtejn U19-Qipro U19 09.04.2024 15:30 “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U19-Skoci U19 09.04.2024 15:30 “Elbasan Arena”
Renditja:
Skoci 3 pikë
Shqipëri 3 pikë
Qipro 0 pikë
Lihtenshejn 0 pikë
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co