EURO 88/ Van Basten “shemb” Murin e Berlinit, Holanda prek historinë në shtëpinë e gjermanëve

euro 88 van basten shemb murin e berlinit holanda prek historine ne shtepine e gjermaneve
































E vetmja që ishte shpallur dy herë kampione e Evropës në 7 edicionet e deritanishme të turneut, më në fund Gjermania Perëndimore ka shansin të organizojë kampionatin e tetë në histori. Por, një vit përpara rënies së Murit të Berlinit, do të ishte Holanda e Van Bastenit ajo që do të ngrinte trofeun e parë në Mynih. Në stolin e skuadrës rikthehej Rinus Mishels.

bandicam-2024-06-08-18-58-37-091

Pasi humbën ndeshjen e parë në grup ndaj sovjetikëve, “tulipanët” do të kualifikoheshin në gjysmëfinale pasi mundën Anglinë 3-1 (falë tripletës së heroit Marko Van Basten) dhe Irlandën 1- 0. Për shumicën e tifozëve holandezë, finalja e këtij Evropiani nuk ishte ajo ndaj Bashkimit Sovjetik, të cilën e fituan me rezultatin komod 2-0, por gjysmëfinalja me organizatorët. Ishte dhe një hakmarrje për finalen e humbur në Botërorin e 1974-ës, i cili u luajt gjithashtu në shtëpinë e gjermanëve. Van Basten shënoi në minutën e 88-të, duke nxjerrë jashtë të zotët e shtëpisë. Kjo ndeshje nuk do të harrohet kurrë edhe për incidentin me Ronald Kumanin, i cili në mënyrë provokative fshinte lotët pas fanellës së Olaf Thonit.

soccer06

Holanda e fitoi finalen në “Olimpiashtadion” në mënyrë bindëse pas një goli me kokë të Rud Gulit dhe një gjuajtjeje fluturimthi të Van Bastenit. Italia rikthehej në finale pas mospjesëmarrjes në “Francë 1984”, por do të eliminohej në gjysmëfinale nga Bashkimi Sovjetik. Të kaltrit u pozicionuan në Grupin 1 së bashku me Gjermaninë Perëndimore, Spanjën dhe Danimarkën. Skuadra e Axelio Viçinit nuk pati asnjë shans kundër futbollit total të Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë që në Grupin 2, sovjetikët do të kualifikoheshin përpara Holandës, por edhe pse i kishin mundur këta të fundit 1-0 në këtë fazë, në finale iu imponuan kundërshtarit. “Gjermani P. 1988” e kishte vendosur fatin e saj. Kishte ardhur koha që të fitonte futbolli spektakolar dhe më në fund “brezi i artë” solli në shtëpi kupën e parë të Evropës. Dominimi i futbollit holandez ishte paralajmëruar edhe me shpalljen kampione Evrope të PSV-së, pasi mundi në finale Benfikën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →